Kryesore

Pas miratimit të rezolutës në Kuvend, mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm për Antikorrupsionin! Opozita e bojkoton

10:00 - 14.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas miratimit të rezolutës në Kuvend është mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Antikorrupsionin!




Por, në mbledhje janë paraqitur vetëm anëtarët e mazhorancës, ndërsa opozita e ka bojkotuar.

Ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion u miratua në Parlament më 30 Maj me 74 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim.

Ky komisioni mori vetëm votat e mazhorancës, ndërsa shumica e demokratëve nuk morën pjesë në votim. Ndërsa kundër votuan Ervin Salianji, Lindita Metaliaj, Ilda Dhori, Elda Hoti, Agron Shehaj dhe Albana Vokshi.

Seanca parlamentare u shoqërua me debate pasi opozita u shprehur kundër ngritjes së këtij komisioni, ndërsa Lulzim Basha e ka quajtur atë një manovër elektorale.

Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

Edhe pse opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, parashikohet që Komisioni të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Drejtimin e këtij komisioni do ta ketë shumica parlamentare ndërsa nënkryetari i takon pakicës.

SYNIMET E KOMISIONIT

Komisioni i Posaçem do të ketë si synim përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet, thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit, duke patur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.