Kryesore

“PD sot është me logon dhe flamurin e saj”- Belind Këlliçi në protestën para Bashkisë Tiranë: Të gjithë hajdutët do të shkojnë atje ku e meritojnë

11:51 - 14.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në protestën e opozitës para Bashkisë Tiranë, u shpreh se opozita sot është me logon dhe flamurin e saj.




Ai theksoi se nuk do të tërhiqen nga protestat, teksa shtoi se s’do të bëjnë hapa pas.

Belind Këlliçi iu drejtua demokratëve duke thënë se “mos u mërzisni, kanë qenë 30 muaj të vështirë, por me qëndresën tuaj ia dolëm të rrëzonim planin e Ramës për të lënë vendin pa opozitë”.

“Ju mendoni se ne do të ndalemi, ju mendoni se duke hedhur gaz lotsjellës do të ndalemi? E keni gabim, të gjithë hajdutët do të shkojnë atje ku e meritojnë. Nëse mendoni se kjo betejë është pa bazë e keni gabim. PD sot është me logon e saj, flamurin dhe njerëzit e saj, në betejë për të vërtetën dhe Shqipërinë, për të gjithë qytetarët. I bëj thirrje policisë së shtetit, askush nuk e ka betejën me ju. Guxoni dhe prekni qytetarët, silluni si banditë dhe si banditë do të trajtoheni.

Është protesta e 12-të që jemi bashkë., Në vend që të përballeni me hajdutët përballeni me qytetarët e thjeshtë, ne pa çuar Erion Veliaj dhe drejtorët e Bashkisë para drejtësisë nuk do të ndalemi.

Nëse mendoni se do të bëjmë hapa pas ne nuk do të tërhiqemi.

Demokratë mos u mërzisni, kanë qenë 30 muaj të vështirë, por me qëndresën tuaj ia dolëm të rrëzonim planin e Ramës për të lënë vendin pa opozitë”, tha Këlliçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.