Kronikë

Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura në Shkodër, evakuohen banorët e zonës

19:14 - 14.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tregu i rrobave të përdorura në Shkodër është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premte (14 qershor), por përmasat e zjarrit rrezikon jetën e banorëve pranë, të cilët janë evakuuar nga uniformat blu.




Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55 në lagjen “Ndoc Mazi” e fatmirësisht deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Nuk dihet arsyeja e përfshirjes në zjarr të tregut, por shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje duke punuar intensivisht për shuarjen e zjarrit.

Policia e Shkodrës po punon për zbardhjene  shkakut të rënies së zjarrit.

Priten përditësime nga autoritetet.

 

LEXO PËRDITËSIMIN

Shkrumbohen totalisht 25 njësi tregtare, në rrezik e një shkollë si shkak i zjarrit të rënë në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.