Kronikë

Shokuese në Maqedoninë e Veriut, nusja masakron me thikë burrin dhe vjehrrin! Pas krimit të dyfishtë e reja…

11:10 - 14.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku nusja 36-vjeçare ka masakruar me thikë bashkëshortin e saj dhe vjehrrin.




Krimi i dyfishtë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së premtes (13 Qershor) rreth orës 22:08 në Kratovë.

Pas ngjarjes së rëndë nusja me iniciale V. I., është arrestuar nga policia. Nuk dihen ende detaje të krimit të rëndë, ndërsa dyshohet se ka ndodhur pas një debati mes tyre në banesën ku jetonin.

“Më 13.06.2024, në ora 22:08, nga ana e punonjësve policorë të Kratovës, u privua nga liria 36 vjeçarja V.I e cila dyshohet se në shtëpinë familjare në Kratovë ka sulmuar me mjet të mprehtë bashkëshortin e saj J.I (38) dhe babain e tij S.I.(63), të cilët kanë ndërruar jetë. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupat e viktimave janë dorëzuar për obduksion derisa V.I. është arrestuar dhe ndaluar në komisaria”, raporton Ministria për Punë të Brendshme (MPB).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.