Kronikë

U akuzua për dhunë në familje, Apeli liron nga burgu Robert Kullën

15:48 - 14.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit ka vendosur që të lirojë nga burgu, e ta vendosë nën masën arrest në shtëpi, Robert Kullën, djali i Nehat Kullës.




Ai u arrestua më 1 qershor teksa u akuzua për dhunë në familje.

Uniformat blu u shprehen se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj njerkës së tij që më herët është pajisur edhe me urdhër mbrojtje.

Shkak i konfliktit të vazhdueshëm mes Kullës dhe bashkëshortes së Nehat Kullës është bërë pronësia e viles së këtij të fundit, e cila ndodhet në zonën e Tufinës, në kryeqytet.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi kallëzimin e shtetases me iniciale L. K, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasiit me iniciale R. K, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë  ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim, shtetasin me iniciale R. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësia”, parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 277 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1443 Regj.Themdatë 03.06.2024, ka vendosur:

  • Vlerësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit
  • Caktimin si masë së sigurimit personal ndaj personit nën hetim atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Dhuna në familje”dhe “Vetëgjyqësia”, parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 277 të Kodit Penal.
  • Urdhërohet policia gjyqësore që ta çojë menjëherë në një institur paraburgimi personin nën hetim

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale R. K, i cili kërkoi prishjen e vendimit, lirimin e menjëhershëm pasi nuk e ka kryer veprën penale. Në alternativë caktimin e një mase sigurimi më të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 14.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 1443 Regj.Them, datë 03.06.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me këto ndryshime:

– Caktimin ndaj të dyshuarit R. K të masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, duke e urdhëruar të dyshuarin R. K të mos largohet nga banesa e tij…

– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dyshuarit R. K nga IEVP “Jordan Misja” Tiranë, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

Tiranë, më 14.06.2024 

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.