Kryesore

VIDEO/ Fitore spektakolare me 5 gola, Gjermania “trullos” Skocinë në ndeshjen hapëse të EURO 2024

22:59 - 14.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Momenti që të gjithë e kemi pritur me padurim më në fund erdhi, Kampionati Europian starton sonte me takimin hapës, Gjermani-Skoci. Ndeshja e parë, që hap siparin e një turneut me 51 takime në total, dhe që do të mbyllet me finalen e madhe të Berlinit me datë 14 korrik.




Gjermania pritëse vjen më e karikuar se asnjëherë. Ky është eventi i parë madhor pas 18 vitesh që zhvillohet në tokën gjermane. I fundit ishte ai i vitit 2006, ku pa Italinë me Karnavaron kapiten, që ngriti në qiellin e Berlinit, Kupën e Botës numër 4 për “axurrët”. Gjermanët nuk ishin të zotë ta fitonin kompeticionin atëherë para publikut tyre, por duan që atë ëndërr ta realizojnë këtë vit, me një grup ku kombinohet eksperienca dhe talenti. Sot është etapa e parë, ku ata duhet t’i përgjigjen rezultateve kryesisht negative të kohëve të fundit, dhe t’i tregojnë të gjithëve se përse quhen Gjermania.

Kualifikim historik ishte edhe për Skocinë. Një kombëtare e fortë, që gjithmonë ka luajtur nën hijen e të mëdhenjve britanik, Anglisë. Me një udhëheqës si MekTomini dhe me suportin e tifozëve të mrekullueshëm skocez, që do jenë krahu i djathtë i ekipit, Skocia tenton të shkruajë historinë dhe të mposht Gjermaninë.

REZULTATI LIVE | GJERMANI-SKOCI 5-1

10′ Virc, 19′ Musiala, 45′ Haverc, 68′ Fylkryg, 90+3′ Xhan / 87′ Autogol Rydiger

NGJARJET KRYESORE

90+3′ Mbyllet takimi në Mynih, triumfojnë vendasit.

90+3′ GOOOOOOOOOOL GJERMANIA! Një tjetër gol për vendasit. Xhan i vë kapakun goleadës duke shënuar edhe të pestin. (VIDEO)

90′ Gjyqtari akordon 3 minuta shtesë.

87′ GOOOOOOOOOOL SKOCIA! Skocezët shënojnë golin e nderit, Rydiger shënon një autogol. (VIDEO)

81′ Del nga fusha e lojës Kristie për Shankland te skocezët.

80′ Mbyllet ndeshja për Toni Kros, zëvendësohet me Emre Xhan.

79′ Gjermanë nuk “ngopen” kurrë, vazhdojnë dhe “bombardojnë” portën skoceze në kërkim të golit të pestë.

76′ Gjermania shënon edhe të pestin por goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

75′ Skocezët e kanë humbur komplet shpresën tashmë.

73′ Ka minuta edhe për Tomas Mylerin, zë vendin e Xhamal Musalës.

68′ GOOOOOOOOOOL GJERMANIA! Një tjetër “predhë nga vendasit. Këtë herë ishte i sapo futuri në lojë, Fylkryg ai që katërfishon rezultatin. (VIDEO)

67′ Radha e Skocisë për zëvendësime, dhe bën dy të tillë. Dalin nga fusha e loj6s MekGregor dhe MekGin në vend të Gilmur dhe MekLin.

64′ Gjermanët tentojnë kundërsulmin që finalizohet me një goditje tepër të dobët nga Sane. (VIDEO)

62′ Dy zëvendësime për Gjermaninë. Dalin nga fusha e lojës Virc dhe Haverc në vend të Sane dhe Fylkryg.

61′ Xhonatan Tah ndëshkohet me karton të verdhë.

59′ Tjetër rast i mirë për vendasit. Musiala pason në zonë nga krahu i majtë me portierin Gun që largon topin me këmbë, duke e çuar te Gyndoan, goditja e k5tij të fundit mbyllet nga mbrojtja skoceze. (VIDEO)

58′ Virc tregohet i pafat tashmë. Musiala kroson një top të bukur nga krahu i majtë dhe gjen pikërisht Virc që godet lart portës. (VIDEO)

55′ Asnjë goditje konkrete deri më tani nga ana e secilës skuadër.

51′ Rydiger tenton një goditje nga distanca, duke vënë në vështirsi porterin Gun që e dërgon në goditje këndi. (VIDEO)

48′ Ralston ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje që ia shkaktoi Musialës.

47′ Skocezët e fillojnë pjesën e dytë në sulm, por topat e tyre në zonë largohen nga mbrojtja vendase.

46′ Vjen zëvendësimi i parë te Gjermania, del Andrih dhe i lë vendin Grosit.

46′ Starton pjesa e dytë në Mynih.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë, gjermanët kresojnë me rezultat të trefishtë.

45′ Gjyqtari akordon 5 minuta shtesë.

45′ GOOOOOOOOOOL GJERMANIA! Haverc tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe trefishon rezultatin. (VIDEO)

44′ Shokohen Skocezët. Portevous ndëshkohet me karton të kuq dhe lë të tijët me 10 lojtarë.

43′ Gjyqtari akordon penallti për Gjermaninë!

42′ Kimish kroson nga krahu i majtë me Gyndoan që gjen topin dhe godet por pritet nga portieri skocez. Topi mbetet ende në zonë por largojnë me fat skocezët. (VIDEO)

40′ Rydiger kroson në zonë por topi kontrrollohet nga portieri skocez Gun.

38′ Skocia tenton skemën nga një goditje dënimi por gjermanë largojnë topin duke pastruar zonën.

34′ Gjermania tenton të qetësojë lojën duke qarkulluar topin, në kërkim të golit të tretë.

32′ Musiala shënon serish, por goli anulohet nga një prekje me dorë e Haverc. (VIDEO)

30′ Andrih shkakto faull dhe ndëshkohet me karton të verdhe, i pari i këtij Europiani.

27′ Gjuajtja nga goditja e dënimit përfundon drejtëpërdrejtë në duart e portierit Gun. (VIDEO)

25′ Musiala depërton bukur në zonë duke detyruar mbrojtësin skocez të ndërhyjë duke shkaktuar penallti. VAR-i e ndryshon vendimin dhe akordon goditje dënimi jashtë zone. (VIDEO)

24′ MekGregor i shkakton një ndërhyrje të rrezikshme Gyndoanit, gjyqtari sinjalizon faull.

19′ GOOOOOOOOOOOL GJERMANIA! Vendasit nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq, Musiala tregohet i qetë para portës dhe shënon të dytin. (VIDEO)

14′ Gjermania nuk “ngopet”, vazhdon dhe qarkullon topin në kërkim të golit të dytë.

10′ GOOOOOOOOOOL GJERMANIA! Florian Virc lëshon një “predhë” rrafsh me tokën duke e bërë të pamundur për portierin Gun që ta ndalojë topin, duke kaluar vendasit në avantazh. (VIDEO)

7′ Dyluftime të shumta në mesfushë por duket se gjermanët kanë më shumë besim në vetvete dhe mund ta gjejnë golin shumë shpejt.

4′ Vendasit arrijnë që të qarkullojnë mirë topin ndërsa skocezët presin mbrapa në pritje të kundërsulmit.

2′ Gjermania tregohet e rrezikshme që në minutat e para. Virc del i vetëm përballë portierit Gun por ky i fundit arrinë që ta pres topin. (VIDEO)

1′ Starton takimi në Mynih.

FORMACIONET ZYRTARE

GJERMANIA (4-2-3-1): Nojer; Mitelstad, Tah, Rydiger, Kimish; Kros, Andrih; Virc, Gyndoan, Musiala; Haverc | Trajner: Julian Nagelsman

SKOCIA (3-4-3): Gun; Hendri, Porteson, Tierni; Ralston, MekGregor, MekTomini, Robertson; MekGin, Adams, Krisi | Trajner: Stiv Klark


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.