Kronikë

Zjarri masiv në Shkodër, në ndihmë dhe forcat zjarrfikëse nga Ulqini e Tivari, momenti kur e moshuara evokohet me barelë

20:18 - 14.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zjarri i madh që ra pasditën e sotme (14 qershor) në lagjen “Ndoc Mazi” të Shkodrës, ka krijuar nevojën e evakuimit të banorëve pranë tregut të rrobave të përdorura, ku dyshohet se kanë nisur flakët.




Në ndihmë u kanë ardhur dhe forcat zjarrfikëse të Ulqinit. Tivarit, Lezhës e Malësisë së Madhe, për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit me të cilat po përballet zona.

Si pasojë, janë shkrumbuar totalisht 25 njësi tregtare, flakët kanë asfiksuar njerëzit që ndodheshin aty pranë, është bërë evakuimi i banorëve dhe regjistrohen dëme të shumta materiale.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Shkodrës ka njodtuar për mjetet e ardhura nga fqinjët për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

“Mjetet zjarrfikëse nga Ulqini, Tivari, Lezha dhe Malësia e Madhe kanë mbërritur në vendngjarje. Për pak minuta arrin helikopteri i emergjencave civile

Nga Ulqini një automjet i madh me ekuipazhin me 5 zjarrfiksa;  Komandanti i Njësisë Avdulla Nimanbegu

Nga Tivari: Automjeti me ekuipazhe me 6 zjarrfiksa dhe vetura e vogel me komandantin e njësisë”

 

LEXO EDHE:

Shkrumbohen totalisht 25 njësi tregtare, në rrezik e një shkollë si shkak i zjarrit të rënë në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër

 

Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura në Shkodër, evakuohen banorët e zonës

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.