BLUETOOTH

“Sot do të bëhet nami!”- U lidh me Heidi Baçin në BBV Italia, Massimiliano Varrese shfaqet në një emision shqiptar

16:43 - 15.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Massimiliano Varrese, italiani i cili krijoi një lidhje dashurie me Heidi Bacin, ish-banoren e Big Brother VIP Albania, në Big Brother Itali, ka paralajmëruar që do të shfaqet mbrëmjen e sotme në një program televiziv në Shqipëri.




Përmes një videoje në rrjetet sociale, ku shprehet se “sonte do të bëhet nami”, Massimiliano Varrese njofton se do të jetë pjesë e një paneli sportiv, teksa sonte luan ndeshjen e parë në Euro 2024, Kombëtarja Shqiptare kundër Italisë.

“Mirëdita, unë Jam Maks, sot do të bëhet nami, ju pres në Top Channel, respekte”, tha ai përmes në video ku shfaqet duke folur në gjuhën shqipe.

Kujtojmë se Massimiliano krijoi një lidhje dashurie me Heidi Bacin, ish-banoren e Big Brother VIP, në “Grande Fratello” Itali.

Por lidhja e tyre u prish pas vizitës së bujshme të babait të saj, Genti, të cilit nuk i pëlqente afërsia me aktorin, konkurrentja doli nga shtëpia, duke vazhduar më pas eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.