14 qershori, dita e takimit të liderëve të G7-ës në Pulia të Italisë, ka qenë një ditë e veçantë për kancelarin gjerman Olaf Solz, i cili festonte ditëlindjen.
Krerët e shteteve nuk e lanë Solz-in pa e uruar për ditëlindjen e tij, ku fillimisht ka qenë Ursula von der Leyen që i ka shpjeguar presidentit francez se i kanë kënduar kancelarit gjerman urime ditëlindjen, teksa udhëtonin me helikopter.
Kur presidenti amerikan u afrua, Emmanuel Macron shpejtoi të shpjegonte se ishte ditëlindja e Soltz, e Joe Biden tha më pas se familja Biden gjithmonë këndon urime ditëlindjen.
Kështu liderët e G7 filluan t’i këndojnë Olaf Solz-it urime ditëlindjen në anglisht.
Ich liebe das Internet pic.twitter.com/Kq3tewKjOI
— Mattheus Berg (@MattheusBerg) June 14, 2024
Kujtojme se vendet pjesëmarrëse janë SHBA-ja, Kanadaja, Gjermania, Italia, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe Japonia.