Kryesore

“Afganët çlirojnë Shqipërinë nga shqiptarët” – “Serbët pushtojnë gjysmën e Kosovës”- Komploti i Ben Blushit/Kritiku letrar ‘zbërthen’ kuptimin e fshehtë: Pse libri duhet lexuar dhe…

16:39 - 16.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Riza Krasniqi, kritik letrar




Shpesh më ka ndodhur që kur një libër është i mirë mos më zere gjumi derisa ta përfundoj.

E njëjta më ndodhi edhe me librin e Ben Blushit Komploti, por në dallim prej librave të tjerë Komploti nuk po më lejon të fle edhe pas leximit!

E si mund të fle kur në këte roman në mes tjerash lexon:

Shqiptarët i duan gjithmonë pushtuesit.

Afganët që jetojnë në Shqipëri janë grupi etnik i dytë pas shqiptarëve. Afganët lindin katër herë, shqiptarët më pak se një herë, Afganët vijnë, ne ikim. Afganët janë optimistë, ne jemi të dëshpruar.

Afganët mendojnë për nesër, ne mendojmë për dje.

Gjysma e Kosovës ishte pushtuar nga serbët në vitin 2025, me përkrahjen ruse.

Shqiptarët nuk meritojnë më shumë se sa të drejtohen nga të vdekurit.

Historia e Shqipërisë ka më shumë tradhtarë se heronj.

As afganët, që ishin populli më i pushtuar në botë, nuk e kishin braktisur Afganistanin si shqiptarët Shqipërinë.

Ose më saktë, afganët duan të çlirojnë Shqipërinë nga shqiptarët

Ferri i shqiptarit është vetë shqiptari.

Shqipëria mund të bëhet , vetëm kur të mos e drejtojnë më shqiptarët etj, etj

Dhe pas ketyre thenijeve une e pyes veten:

Vallë kjo do të jetë ardhmërija e një vendi që dikush në roman e quan parajsë: “Unë u propozova të shkonin në parajsë, ata u kthyen në ferr”.

Vallë a thua a po e vrasim ne Nënën tone : “ Fëmijët janë vrasësit më të dashur të nënave të tyre” ?

Vallë  “sikur pesimizmi të shitej në treg” si do ti duheshin tregjet tona? “

Vallë  “kur për herë të parë shqiptarët kanë të drejtë të vendosin kush do t’i pushtojë” rezulltati përfundimtar I  referendumit është se “ Rusia dhe Amerika kishin dalë barazim” ??????

Dhe pas shumë vallë, vallë, vallë, i kthehem fillimit të romanit dhe lexoj:

“Atyre që mund t’i pengojnë ngjarjet e këtij romani të ndodhin vërtet.” Dhe mendoj se a mund t’i pengojmë dhe si  mund t’I pengojmë ne ngjarjet e trilluara te ketij libri te mos ndodhin vertet?

Kur në vitet 70 -ta të shekullit kaluar e pyeta Babain se pse tek ne po folet shumë gjuha sërbokroate ai më tregonte se kur  malazezët, duke e okupuar  Pejën , dhe duke i parë qytetarët që  pinin caj në ballkona i pyesin:

Cfare po bëni?

Ja po pushojmë po rrijmë po pijmë caj-u përgjigjen vendasit

Rrini ju rrini, pushoni e pini caj, se po mos të rrinit ju, ne nuk do vinim këtu tju pushtonim,thane malazeset.

Me siguri se nëse vazhdojmë duke pire caj, edhe mund të ndodh që në vitin 2043 një afgan të bëhet Ministër i Mbrojtejs ne qeverinë shqiptare, që nëse vazhdojmë ta  braktisim vendin më shumë se kurrë, edhe mund të ndodhe që gjysma e Kosovës të okupohet nga sërbet në vitin 2025, që nëse vazhdojmë  me këte numër të lindjeve mundë të ndodh që  rezulltati i referendumit do të jetë baraz!

Dhe prapë kur i kthehem fillimit të romanit: Atyre që mund t’i pengojnë ngjarjet e këtij romani të ndodhin vërtet.” une mendoj se Ben Blushi e ka shkruar një roman të shkëlqyeshëm të cilin duhet lexuar për shumë arsye e sidomos duhet lexuar dhe duhet menduar e vepruar, deri sa nuk është vonë, në mënyrë që këto ngjarje të mbesin vetëm të lexuara, por jo edhe të përjetuara.

Une e kamë një ide si ti pengojmë ngjarjet e këtij romani të ndodhin vërtet?

Po juve?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.