Kryesore

Mesfushori i Anglisë, Deklan Rajs: Nuk ka më justifikime për ne, duhet të fitojmë Europianin

16:48 - 16.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesfushori i Arsenalit, Deklan Rajs, pretendon se Anglia nuk do të ketë asnjë justifikim për dështimin në “Euro 2024” gjatë këtij muaji.




Bërthama e mesfushës së Mikel Artetës në “Emirates Stadium”, por edhe e kombëtares së Garet Sauthgejtit, është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ishullorëve në Gjermani, edhe për shkak të sezonit të fundit që ka bërë. Ai thotë se “Tre luanët” nuk e kanë kapërcyer ende disfatën e tyre dramatike në finalen e “Uembli”-t kundër Italisë në 2021. “Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të fituar. Nuk kemi justifikime. Europiani është gjëja e fundit tani që mund të më ndihmojë vërtet të kapërcej lëndimin.

Duke parë Italinë që ta ngrinte atë kupë para nesh herën e fundit, kjo ndjenjë është ende brenda nesh e patretur”, tha blerja më e shtrenjtë e historisë së klubit të “Topçinjve” (105 milionë paund nga Uest Hemi). “Ne duam ta arrijmë atë tani. Të veshësh sërish këtë fanellë para një turneu madhor, kjo është një ndjenjë shumë pozitive. Ndihem sikur jemi gati… Unë jam gati. Jemi një grup shumë i mirë, por duhet ta tregojmë këtë në fushë. Anglia është e bashkuar”, shtoi i vendosur Rajs.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.