Kronikë

(PAMJE) Fugoni i mallrave del nga rruga në mes të qytetit e merr çfarë gjen përpara! Plagoset shoferi dhe pasagjeri, ja dyshimet e para…

14:45 - 16.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në bulevardin kryesor të qytetit të Pogradecit, ku një fugon mallrash ka devijuar nga rruga dhe është përplasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit e më pas ka marrë para pemë e vazo dekorative pranë një lokali.




Sipas informacioneve kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjeri i mjetit të transportit por gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit janë shënuar dëme të shumta materiale.

Ndërkohë uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, por deri më tani dyshohet të ketë ndodhur nga përgjumja e drejtuesit të automjetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.