AKTUALITET

Përgatisni termuesin dhe çadrën e plazhit për të mirëpritur të nxehtin afrikan! Parashikimi i motit për javën e ardhshme, temperaturat deri në 43 gradë Celsius

18:48 - 16.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Javën e ardhshme priten të rriten temperaturat mbi mesatare, e kjo për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.




Ekstremin e temperaturave të larta e mban dita e premte, e cila do arrijë deri në 43 gradë Celsius, kryesisht në Elbasan, Berat dhe Fier, ndërsa kryeqyteti do të jetë me 41 gradë celsius.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore. Pritet rritje graduale e temperaturave,  të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 10-12m/s.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.