Kronikë

Përplasi me motor çiklistin 79 vjeçar, procedohet në gjendje të lirë 60 vjeçari në Lushnje. I moshuari transportohet drejt Traumës

16:32 - 16.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 60 vjeçar në Lushnje ka përplasur me motor një të moshuar, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugët e qytetit.




Sipas policisë, 79 vjeçari i aksidentuar H.Q., ndodhet në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën e tij.

Ndërkohë uniformat blu njoftojnë se 60 vjeçari H.G., ishte duke e drejtuar pa patentë motomjetin e tij, e është proceduar në gjendje të lirë.

 

Njoftimi

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. G., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet, ka përplasur biçiklistin, shtetasin H. Q., 79 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.