Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Begaj shkruan se “Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi”.
“Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë”- shkruan presidenti Begaj-
Edhe kryeministri Edi Rama gjithashtu ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë.
Mesazhi i urimit të Presidentit
Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë!
Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.
Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi.
Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë.
Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!