Kryesore

VIDEO/ “Do të jem në stadium dhe do të bëj tifo për Serbinë”- Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi befason me deklaratën

20:45 - 16.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, mbrëmjen e djeshme teksa po ndiqte ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë ka dhënë një deklaratë për median serbe RTS-s, që ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. 




Në një prononcim për gazetarët Dushan Albjaniç dhe Predrag Strajiniç, Abazoviç ka thënë në gjuhën serbe se ndeshjen e sotme ndërmjet Serbisë dhe Anglisë në Euro 2024 do ta shikojë në stadium dhe se do ta mbështesë Serbinë. 

“Do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet”, – tha Abazoviç. 

Ish-kryeministri i Malit të Zi tha se beson në kalimin e Serbisë në fazën tjetër të garës. 

“Nesër është testi më i madh, nëse shkon mirë, mendoj se do të jetë një ecuri e madhe. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, përfundoi Abazoviç. 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.