Kryesore

A je fejuar..?- Ja si përgjigjet Mozzik pasi u shfaq me unazën në gisht

11:00 - 17.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi i njohur, Mozzik prej disa javësh përflitet se është fejuar me Lotina Hazirin, vajzën e deputetit të Kosovës, Lutfi Haziri.




Aludimet e fansave se reperi i ka dhënë fund beqarisë nisën pasi ai publikoi foto me një unazë në gishtin e fejesë, të njëjtë me atë të vajzës së politikanit.

Së fundmi Mozzik, i ftuar në emisionin “Nacionale”, është pyetur rreth thashethemeve që qarkullojnë rreth jetës së tij private.

“A je fejuar?”, iu drejtua moderatori i emisionit reperit, ndërsa ky i fundit iu përgjigj: “Jo kjo unaza është një ‘ring promise’, shumë e ngjashme me atë të fejesës që është te ne. Por nuk jam fejuar.”

E teksa reperi së bashku me Lotinën shijuan pushimet së bashku në Afrikë, gazetari e pyeti Mozzikun: “A je në lidhje me Lotina Hazirin?”

Megjithatë reperi nga Kosova shmangu pyetjen duke thënë vetëm që “nuk është fejuar”.

Kujtojmë që ishte Lotina ajo që postoi disa foto me reperin nga pushimet e tyre në Afrikë, ndërsa menjëherë në rrjet qarkulluan zëra se dyshja janë në një lidhje së bashku.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.