Kryesore

“Për fat 2 javë më parë shpalosëm propozimet tona…” -Basha për VOA: Të gatshëm të ofrojmë më shumë sesa tangoja Rama-Berisha

18:49 - 17.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë intervistë për Zërin e Amerikës, përsa i përket statusit të tij të tanishëm në politikën shqiptare dhe hapat e tij të mëtejshme për vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit e cila i dha vulën Sali Berishës.




Basha në intervistë është shprehur se arsyeja që do të ankimojë vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë nuk qëndron për vulën, por në fakt se siç shprehet ai i detyrohet shqiptarëve, pasi vendi meriton më humë.

Sipas tij, ky vendim i marrë nga drejtësia, i mohon shqiptarëve një alternativë shprese për të dalë nga gjendja e tanishme.

Rreth dy javë më parë, ish krye-demokrati ndau programin e tij të PD-së, e cila përmbante 10 propozime, ku më të spikaturat kanë qenë ofrimi i bonusit për fëmijët e sapolindur deri në vlerën 20 mijë euro, taksimi i sheshtë 9% dhe udhëtimi pa viza drejt Amerikës.

Programi i plotë i paraqitur nga Lulzim Basha për PD-në:

  1. FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES
    2 000 € për çdo bebe; 20 000 € për fëmijën e tretë; 30 000 çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë.
  2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË
    Drekë për nxënësit në gjithë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme; Shkollë gjatë gjithë ditës, kurse kompjuteri, gjuhë të huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri në orën 16:00.
  3. NEXTGEN
    Trajnim/ Praktike pune e paguar 1 vjeçare për 10 000 të rinj pas shkollës së mesme; 4 Kampuse për 25 000 të rinj për Teknologjinë e Informacionit dhe programimit.
  4. TAKSË E SHESHTË 9%
    Tatim fitimi 9% Profesionet e lira 9% Tatim për të ardhurat personale 9% Dividenti me taksën e sheshtë 9%
  5. REFORMA E PRONËS
    Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë; Kompensim me vlerë tregu ku është zënë; Lëshimi i obligacionit/ bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës; Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.
  6. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE
    Çdo vit do të akordohen 100 milionë € subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë; 50 milionë € në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë (Përfitues 150 mijë fermerë)
  7. RRITJE E PENSIONEVE
    Bonus periodik
    STATUSI I TË PËRNDJEKURIT
    Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish-ushtarakut.
  8. KRIJOHET XHANDARMËRIA KOMBËTARE
    5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec që angazhohen në 4 vite shërbim aktiv në forcat e armatosura, bashkë me trajnimin marrin një profesion, ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. (Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç)
  9. GJYKATA E AUDITIT
    Shteti merr përsipër të zerojë çdo detyrim të qytetarëve në problematikat me natyrë administrative në raport me institucionet e shtetit.
    NJËSIA E ZBULIMIT TË PASURISË SË VJEDHUR
  10. UDHËTIMI PA VIZA NË AMERIKË
    Brenda mandatit të parë.

Rikthyer çështjes së pozicionimit të tij në politikë, Basha u shpreh se ka më shumë për t’i ofruar vendit sesa dyshja Rama-Berisha, të cilën e cilësoi si një ‘tango’ të tyre.

Po kështu, ish kryetari i PD-së tha se kryeministri dëshiron të jetë përballë zgjedhjeve të ardhshme me Berishën, pasi këtij të fundit i intereson vetëm vula e partisë.

Edhe një herë tjetër, Basha risolli në vëmendje se beteja e tij nuk është për vulë e karrige, po për shqiptarët.

Pyetje: Zoti Basha, jemi në një moment të rëndësishëm për ju dhe aksionin tuaj politik. Ndërsa Gjykata e Apelit ka dhënë një vendim e cila njohu përkatësinë e Partisë Demokratike zotit Berisha dhe mbështetësve të tij. Ndërkohë zgjedhjet nuk janë fort larg, zgjedhjet e ardhshme politike, çfarë përbën kjo për të ardhmen tuaj politike?

Lulzim Basha: Nuk e shoh njëherë në këndvështrimin personal, apo thjesht të forcës politike që kam drejtuar deri të martën dhe bashkimin e njerëzve që vazhdojnë të shpresojnë për një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri që meriton më shumë. Këtu është fokusi im, këtu është fokusi që na rrethojnë, na mbështesin. Sepse vendimi i të martës përpos në këndvështrimin tonë edhe profesional i padrejtë. Dhe kjo është arsyeja se pse ne do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Është një vendim në vazhdën e një bashkëjetese midis kryeministrit dhe ish kryeministrit, ku thelbi është t’i mohojmë shqiptarëve një alternativë një shpresë, për të dalë nga kjo gjendje.

Ndaj, detyrimi ynë kryesor është ndaj shqiptarëve dhe për shqiptarët të cilët meritojnë më shumë sesa të zgjedhin midis kryeministrit dhe ish kryeministrit me sentencën kush është më pak i korruptuar dhe të kenë një alternativë të plotë.

Për fat, vetëm dy javë më parë është shpalosur me të 5 komonetët e saj. Me familjen shqiptare në qendër, të gjithë propozimet tona për fondin për mirëqenien e familjes, me propozimet tona për ekonominë e shqiptarëve, për taksën e sheshtë, për thjeshtimin e burokracive, për krijimin e një klime biznesi miqësore për bizneset shqiptare që do të nxis punësimin dhe të ardhurat më të larta për shqiptarët. Me propozimet tona për të përndjekurit politik dhe pronarët duke e kthyer Partinë Demokratike për herë të parë në 34 vite tek premtimet e pambushura me të cilat nisi rrugëtimin e saj.

Tek siguria nga propozimet tona për xhandarmërinë kombëtare dhe për një qasje të re ndaj Forcave të Armatosura dhe natyrisht tek lufta kundër korrupsionit ku angazhimi ynë me mbështetje ndaj drejtësisë, në veçanti ndaj SPAK-ut mbetet i palëkundur.

Siç janë propozimet tona ndaj njësisë të zbulimit dhe rikuperimit ndaj aseteve dhe pasurive të vjedhura të shqiptarëve. Dhe shndërrimin e KLSH-s në një gjykatë me forcë vendimmarrëse.

Alternativa është shpalosur, zoti Rama nuk do kjo alterantivë të diskutohet, ai do që zgjedhjet e ardhshme t’i bëj me gogolin Sali Berisha para socialistëve të mërzitur e të mllefosur me qeverisjen e tij të korruptuar. Zoti Berisha mjaftohet me vulën e Partisë Demokratike, as unë e as mbështetësit tanë nuk e kanë bërë kurrë këtë betejë për vulë, për logo, për karrige, për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Sepse besojmë që Shqipëria meriton më shumë dhe jemi të gatshëm t’i ofrojmë më shumë sesa ç’ofron tangoja e kryeministrit dhe ish kryeministrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.