BOTA

A do të jetë samiti i Ukrainës një rrugë drejt paqes?

07:28 - 17.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Liderë dhe delegacione botërore kanë marr pjesë në një samit në Zvicër, të thirrur për të skicuar një rrugë drejt përfundimit të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Ky ishte shansi i Kievit për “të luftuar” pushtimin me diplomaci të shkallës së plotë, siç tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, dhe për të marrë mbështetje sa më të gjerë për një plan paqeje të formësuar nga Ukraina.




Nëse paraqitet ky plan në Rusi me një konsensus të tillë ndërkombëtar, Moska nuk ka alternativë tjetër veçse ta pranojë. Në prag të samitit, Vladimir Putin e bëri të qartë se nuk kishte ndërmend të tërhiqte trupat e tij nga Ukraina.

Nga rreth 90 vende të përfaqësuara, vetëm 84 nënshkruan komunikatën përfundimtare që konfirmon integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e saj për të mos pushtuar. Arabia Saudite, India dhe Afrika e Jugut ishin mes atyre që abstenuan.

Më kritike ishte mungesa në të gjithë samitin e aleatit të ngushtë të Rusisë, Kinës, pavarësisht se ishte përfshirë në fazat e mëparshme përgatitore, ndërsa vetë Rusia nuk ishte e ftuar. Samiti i fundjavës u zhvillua në Burgenstock të Zvicrës

Zelensky dhe ekipi i tij dukeshin të kënaqur, nga rezultati edhe pse gjërat mund të kishin shkuar më mirë për Kievin.Presidenti hodhi poshtë pyetjet në lidhje me nënshkruesit e deklaratës, duke thënë se ata që nuk e kishin miratuar atë këtu mund ta bëjnë ende në të ardhmen.

Me zgjedhjet presidenciale në SHBA më vonë këtë vit dhe një rritje të votave në Evropë për partitë e së djathtës ekstreme, shpesh simpatike ndaj Rusisë, mbështetja për Ukrainën mund të lëkundet në muajt e ardhshëm. Vetë vendi është gjithashtu i rraskapitur nga më shumë se dy vjet luftë por kjo nuk do të thotë se Kievi po heq dorë nga lufta.

Samiti identifikoi tre fusha kryesore për diskutim: mbrojtjen e eksporteve të ushqimit, sigurimin e vendeve bërthamore në Ukrainë dhe përshpejtimin e kthimit të të burgosurve dhe fëmijëve, të larguarit me forcë nga territori i pushtuar./BBC

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.