BOTA

Vapa në Greqi shënon viktimat e radhës, dy turistë gjenden të vdekur në ishujt e detit Egje

16:13 - 17.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Temperaturat ‘historike’ tashmë të Greqisë, vend i cili është përfshirë në valën e nxehtë afrikane, ka shënuar viktimat e radhës që pas vdekjes së gazetarit britanik Michael Mosley në ishullin Symi.




Ditën e shtunë u gjet një turist holandez i shtrirë përmbys në një luginë, përmes një dron të shërbimit zjarrfikës në ishullin lindor të Samos.

Ai ishte 74 vjeç e ishte parë për herë të fundit teksa po “luftonte” duke ecur mes vapës përvëluese, raporton media Mail.

Ndërkohë ditën e diele, është gjetur një 55 vjeçar, turist amerikan në ishullin Mathraki, pranë një plazhi shkëmvbor.

Media BBC e ka identifikuar viktimën, Albert Calibet, i cili është shpallur në kërkim që ditën e enjte.

Gjithashtu autoritetet greke janë në kërkim të dy turisteve franceze, 73 dhe 64 vjeç, raporton BBC bazuar në të dhënat e agjencisë franceze të lajmeve AFP.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaj u shpall në kërkim gazetari i mirënjohur britanik Dr. Michael Mosley, i cili u gjet në ishullin Symi të Kretës.

Ai u gjet në një zonë shkëmbore dhe sipas analizave ai ndërroi jetë për shkaqe natyrore ditën të cilën ai u shpall në kërkim.

 Gazetari britanik Michael Mosley


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.