Kryesore

Balla takim me homologun e tij në Zvicër, ministri: Synojmë bashkëpunimin për gjetjen e personave në kërkim dhe ekstradimet

15:47 - 18.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u takua në Bern me Ministrin e Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës, Beat Jans, me të cilin bisedoi për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe drogave sintetike si edhe migracionit të paligjshëm.




 

Gjatë bisedimeve mes tyre, ministrat trajtuan gjithashtu si prioritet edhe çështjen e ekstradimeve të shtetasve që kërkohen nga drejtësia.

“Synojmë të ngremë Ekipe të Përbashkëta Hetimore në kuadër të Europol dhe Interpol, si dhe bashkëpunim në gjetjen e personave në kërkim dhe për ekstradimet”, thekson Balla në një postim enkas për këtë takim.

Ndër të tjera, Balla nënvizon faktin se nisur nga të dhënat e 6-mujorit të parë, në Shqipëri pritet të vijnë rreth 100 mijë turistë zviceranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.