LAJMI I FUNDIT

“Donte të largohej e merrte të gjitha fitimet për vete!” -I fshiu këngën në YouTube, reagon sërish ish-menaxheri i Tayna-s: Investimet i kam bërë vetëm unë

19:51 - 18.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej disa javësh reperja e njohur Tayna është kthyer në qendër të vëmendjes pas krisjes së raportit mes këngëtares dhe ish-menaxherit të saj, Rinor Hykolli.




Sherri mes dyshesh nisi pasi ish-menaxheri i Tayna-s i fshiu reperes këngën e saj të fundit “Si ai” në YouTube.

Të dy ata kanë reaguar në rrjete sociale, duke e akuzuar njëri-tjetrin, por Rinor Hykolli ka treguar sërish versionin e tij mbi përplasjet.

I ftuar në “The Elite Way”, ai është shprehur se sipas tij këngëtarja ka dashur të merrte të gjitha fitimet vet, dhe jo t’i ndante ato me pjesën tjetër të stafit.

“Ka harru se krejt investimin e kom bo unë qysh prej këngës së parë”, është shprehuri ai.

“Arsyeja është që ka dashtë mu largu është veç me i marr paret vet se nuk ka asnjë arsye tjetër, po ka harru se krejt investimin e kom bo unë qysh prej kangës së pare, dmth i kam të fakturume qindra, mijëra investim që kom bo te ajo, e ajo e din këta. Ka qenë pjesë e dy-tre label-ave ma herët të cilët nuk kanë besu me ja bo as edhe një projekt. Ka harru se dy vjet ka qenë pandemi e vetëm kam investu, ato nuk po i llogariti hiç dmth, të gjithë mundin e kom jep bashkë me producentin, i cili i ka prodhu kangët që quhet ‘Cricket’, mundesh me i pyet krejt bashkëpunëtorët, dojnë me i dhez me të gjitha forcat e tani dojnë me i marr paret vet”, u shpreh Hykolli.

Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, Tayna iu ka kërkuar ndjesë fansave të saj për fshirjen e këngës, ndërsa e quajti “mjeran” ish-menaxherin e saj, i cili sipas reperes ka përfituar nga ajo.

Reagimi i reperes

Unë, për mua jam e Para! Për vite kam punuar shumë në çdo disponim te mundshëm, në çdo gjendje emocionale/shpirtërore/shëndetësore pa u dorzuar kurrë e në ndërkohë këto vite, te tjerët i kanë shijuar lehtë rezultatet e sukseseve të mia te cilat ju bënë atyre “shpi”. Po shpija ime nuk kishte rëndësi. Shëndeti i familjarëve të mi vazhdon të mos ketë rëndësi per ta.

Në heshtjen e shumë njerëzve mësova shumëçka. Ashtu si mbreti Artur, me shpatën e së vërtetës, dinjitetit dhe respektit për veten dhe të gjithë njerëzit që një zemër e kanë, dal me kraharorin hapur dhe bërtas: Nuk bëhet dot njeriu i madh as me para, as me famë, e as me ligësi. Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë Tokë për të vuajtur suksesin që kurrë s’ja ndjeve aromën, ke ardhur për t’u kacavjerrë në xham ashtu si një kërmill pas shiu…
Po unë, do të të vrojtoj me durim, sepse unë jam e madhe…

I kërkoj ndjesë dëgjuesve të mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast iu ikë, pa treguar sa të vegjël janë!

Un ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit!

Kënga është pëlqyer shumë nga fansat e artistes, duke marrë klikime dhe shpërndarje që në momentin e publikimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.