LAJMI I FUNDIT

Veliaj siguron banorët: Do ta mbajmë premtimin për ndërtimin e shkollave të reja në Astir

20:02 - 18.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë një takimi strukturat e PS në Kashar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nuk do të harrohet asnjë premtim për shkollat e reja.




Veliaj tha se ecila shkollë duhet të ketë korsinë e saj, nuk ka nevojë të bëhen të katërta apo të pesta bashkë.

“Nuk do harrojmë asnjë nga premtimet tona. As nuk do harrojmë premtimin për shkolla të reja në Astir. Madje, sapo kam marrë një vendim që secila shkollë duhet të ketë korsinë e saj, nuk ka nevojë të bëhen të katërta apo të pesta bashkë. Nëse një nga shkollat ka një problem në gjykatë, ne do ta ndjekim atë problem, por do i lirojmë shkollat e tjera që të ndërtohen. Ashtu siç kemi vazhduar me urbanizimin e Astirit dhe të Kasharit, ashtu do vazhdojmë deri në fund, që kur të shkojmë vitin tjetër në zgjedhje t’i shohim njerëzit në sy dhe t’u themi, nuk kemi bërë betejë për parti, por kemi bërë betejë atdhe, për qytet, për lagje, për komunitet, për familjet, dhe ia ka vlejtur çdo minutë dhe çdo mund i asaj beteje”, deklaroi Veliaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.