Kronikë

Zjarr masiv në kurorën e gjelbër në Mashkullorë, vështirësohet puna për shuarjen e flakëve për shkak të terrenit malor

18:23 - 18.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kurora e gjelbër në fshatin Mashkullorë të Bashkisë Gjirokastër është përfshirë në flakë ditën e sotme. Zjarri është pikasur rreth orës 13:00 kur u informuan dhe shërbimi zjarrfikës.




Fatmirësisht flakët kanë rënë larg zonës së banimit e menjëherë forcat jarrfikëse me në krye komandant Gramoz Llapin janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur shuarjen e tij në një terren tërësisht malor dhe të papërshtatshëm për mjetet.

Janë angazhuar 20 forca vullnetare, 6 punonjës mbështetës të PMNZSH, 11 zjarrfikës të PMNZSH.

Flakët po luftohen me mjete rrethanore për shkak të terrenit malor ku nuk mund të dislokohen automjetet zjarrfikëse.

Forcat e pranishme po mundohen të mbajnë zjarrin nën kontroll.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.