Kryesore

Kryeministri grek mbledh ‘eurogrupin’. I pranishëm dhe Fredi Beleri nga burgu! Mediat greke zbardhin takimin

17:32 - 19.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri grek , Kiriakos Mitsotakis ka thirrur në një mbledhje deputetet të cilët përfaqësojnë shtetin fqinjë në BE. I pranishëm ishte dhe Fredi Beleri përmes videocall live nga burgu.




Sipas medias greke Protothema, të pranishëm në takimin zyrtar ishin Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së, Thanasis Bakolas dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.

Rikthyer tek eurodeputeti grek, Fredi Beleri, i cili po qëndron pas qelisë prej 13 muajsh, ka siguruar leje nga autoritetet shqiptare për të marrë pjesë në mbledhjen përmes një video konference.

“Beleri njoftoi kolegët e tij për seancën e afërt të ankesës së tij, gjatë së cilës do të vendoset, siç tha ai, nëse ai do të lirohet menjëherë ose nëse do të jetë e nevojshme të presim edhe disa muaj”, shkuan Protothema.

Po kjo media raporton se Beleri të jetë shprehur se mezi pret të shohë kolegët e tij nga afër, për të punuar së bashku për të mirën e vendit, pasi beson fort në potencialin e këtij Eurogrupi dhe Partisë Popullore Evropiane.

Vlen të theksohet se më herët në punimet e zhvilluara në PPE, kryetarja e Eurogrupit, Eliza Vozeberg, kishte lexuar deklaratën e synimit të votimit të Belerit, me të cilën ai kishte mbështetur Manfred Ëeber si President të PPE dhe Vangelis Meimarakis si zëvendëspresident i tij.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.