Një aksident është shënuar në kryeqytet ditën e sotme (20 qershor), ku një 28 vjeçare është përplasur nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, ku drejtuesi i mjetit D.A., 21 vjeç, ka aksidentuar 28 vjeçaren K.G.
E reja është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme dhe po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.06.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi D. A., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen K. G., 28 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.