Këngëtari rep i njohur Travis Scott është arrestuar në Miami në gjendje të dehur pasi shkaktoi shqetësim për të tjerët.
Sipas 7News Miami, reperi akuzohet për sjellje jo etike në gjendje të dehur.
Nga Departamenti i Policisë së Miami Beach, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, më 20 qershor, në varkën e marrë me qira prej këngëtarit për të kaluar kohë të mirë me miqtë e tij.
Por për shkak të zhurmës së krijuar nga Travis Scott në gjendje të dehur, pronari i varkës u detyrua të telefonojë autoritetet duke qenë se reperi nuk pranonte të largohej pavarësisht kërkesës për t’u larguar disa herë.
Policia është shprehur se Scott u zemërua e filloi të ofendonte duke ngritur zërin.
Pritet që 33 vjeçari të lirohet më vonë gjatë ditës.
More on Travis Scott’s arrest: @MiamiBeachPD say he was on a charter boat at the Miami Beach Marina. “He was drunk, causing a disturbance and asked to leave multiple times.” Officers say when he refused to leave, he was arrested and taken to Miami-Dade Jail. @wsvn #Exclusive pic.twitter.com/9acC2tam5R
— Sheldon Fox-7 News (@fox_sheldon) June 20, 2024