Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Via Mulino da Capo di Giulianova të Italisë, ku një 34 vjeçar shqiptar është plagosur me thikë kuzhine në vendin e punës nga një italian.
Sipas raportimeve të mediave italiane, autori e ka goditur shqiptarin me thikën prej 17 cm, teksa nuk dihen akoma motivet e këtij sulmi.
Uniformat blu janë njoftuar menjëherë nga banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, duke bllokuar kështu zonën e kanë arrestuar autorin.
Me arrestimin e sulmuesit, është sekuestruar dhe arma e ftohtë me të cilën është goditur 34 vjeçari shqiptar.
Ky i fundit i është nënshtruar një operacioni dhe ndodhet në reanimacion.
Mësohet se ai është në gjendje kritike për jetën e tij.
Shfaq Komentet (0)