Kronikë

Makina merr përpara një person që po lëvizte me biçikletë! I aksidentuari transportohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

19:56 - 21.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (21 qershor) në vendin e quajtur “Rrepet” në rrugën nacionale Fier-Levan.




Raportohet se një automjet ka marr përpara një person i cili po udhëtonte me biçikletë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, e cila e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e  shpejtë mjekësore.

Mësohet se i aksidentuari ka marrë lëndime të lehta, duke qenë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.