AKTUALITET

“Natë tropikale!” – Shqipëria “e pushtuar” nga i nxehti afrikan, ja si parashikohet moti për fundjavë

21:03 - 21.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendi ynë mbrëmjen e sotme e deri në orët e para të mëngjesit do kalojë të ashtuquajturën “natë tropikale”, duke nënkuptuar se temperaturat nuk do arrijnë të zbresin më poshtë se 26 gradë Celsius.




Përsa i përket fundjavës, temperaturat do qëndrojnë serish të larta, vlera të cilat do arrijnë deri në 39 gradë Celsius.

Megjithatë nga dita e nesërme ( e shtunë, 22 qershor) i nxehti afrikan, i njohur si Anticikloni Afrikan do fillojë gradualisht tërheqjen e tij, duke i lënë vendin masave ajrore më të freskëta e relativisht më të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Ndërkohë relievet e larta malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta.

Për të gjithë ata që do e kalojnë fundjavën në bregdet, era do të jetë pak “problematike”, pasi do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-7 m/s dhe me rrahje deri në 10 m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

 

Njoftimi i SHMU-së

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut. Megjithatë duke filluar nga dita e nesërme Anticikloni Afrikan fillon gradualisht tërheqjen e tij duke i lënë vendin masave ajrore më të freskëta dhe relativisht më të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Pra, sic u kuptua nga sa më sipër moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Vranësirat në relievet e larta malore të vendit në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale.

Temperaturat edhe nesër do të vijojnë të jenë relativisht të larta (vlera deri dhe në 39 grad celcius) por kjo situatë do të ndryshojë duke nisur nga dita e Diel por dhe më pas me rënie të temperaturave dhe vlera të cilat janë brenda “normaleve” të mesatareve klimatike mujore për vendin tonë.

Ndërsa për ata që do ta kalojnë fundjavën në bregdet era do të jetë pak “problematike” pasi në mesditë deri në orët e pasdites (dhe kryesisht ditën e Diel) do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-7m/s dhe me rrahje deri në 10m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

Gjithashtu, orët e vona të mbrëmjes të ditës se sotme dhe orët e para të mëngjesit të ditës së Shtunë vendi ynë do të përjetëojë fenomenin që quhet “netë tropikale” me temperatura minimale që nuk zbresin posht 26-28 grad (zonat e ulta dhe bregdeti). Temperatura këto që mund të jenë shqetësuese për një kategori vulnerabël të njerëzve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.