AKTUALITET

I nxehti afrikan përfshin Shqipërinë! Diell dhe temperatura deri në 41°C, ja si parashikohet moti për sot !

08:16 - 21.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të vijojë të jetë ndikimi i masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta. 




Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius.

Parashikimi i motit nga SHMU:

Ditën e premte mbi vnedin tonë do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta. Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.  Era parashikohet të jetë nga  veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 20 deri 39°C

në zonat e ulëta 22 deri 41°C

në zonat bregdetare 23 deri 39°C

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.