Kryesore

“Pakthyeshmëria e reformës në drejtësi, synimi ynë!” -Ambasadori i BE në Tiranë: Parlamenti të sigurojë pavarësi dhe profesionalizëm për anëtarët e rinj

17:24 - 21.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori i Shqipërisë për Bashkimin Evropian, Silvio Gonzato është shprehur se synimi kryesor është pakthyeshmëria në reformën e drejtësisë.




Në një seminar mbi “Drejtësia e përbashkët” e organizuar nga ‘Friends of Europe’ u mblodhën përfaqësues të OSHC nga Ballkani Perëndimor ku diskutuan reformat që duhen ndërmarrë në këtë fushë.

Përmes një postimi në platformën “X”, Silvio Gonzato bëri thirrje Parlamentit se duhet t’i sigurojë anëtarëve të rinj të drejtësisë pavarësi dhe profesionalizëm për të përmbushur reformat në këtë drejtim.

Postimi 

Pakthyeshmëria e reformës në drejtësi duhet të jetë synimi ynë. Për këtë duhen institucione të fuqishme gjyqësore të pavarura, ku shoqëria civile të luajë plotësisht rolin e saj. Rinovimi i anëtarësimit në këto institucione është kyç dhe Parlamenti duhet të sigurojë që anëtarët e rinj të japin garancitë e nevojshme përsa i përket pavarësisë dhe profesionalizmit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.