Kryesore

“Të dua”/ Ilnisa dhe Meritoni shijojnë momente romantike gjatë pushimeve. Gazetarja publikon foton duke…

11:52 - 21.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Ilnisa Agolli dhe moderatori Meriton Mjekiqi kanë nisur pushimet së bashku.




Ish-banorja e “BBV” ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment romantik me moderatorin nga plazhi, ndërsa i ka shprehur atij dashurinë.

“Të dua”- ka shkruar Ilnisa krahas fotos së tyre me dy gota shampanjë në duar.

Ilnisa ka vendosur që të “arratiset” në pushime me Meritonin në këto ditë të nxehta vere, duke shijuar dhe kaluar me shumë kohë me njëri-tjetrin.

Historia e tyre e dashurisë nisi në shtëpinë e “BBV”, ku dyshja u njohën së bashku, ndërsa vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga ky reality show.

Ndonëse fillimisht familjarët e moderatorit nuk ishin pro romancës së tij me gazetaren e cila është disa vite më e madhe se ai në moshë, tashmë mesa duket ata kanë ndryshuar qëndrim, kjo vërehet qartë tek motra e Meritonit, e cila tashmë ndjek të dashurën e të vëllait në rrjetet sociale.

Çifti janë prindër nga lidhjet e tyre të mëparshme, Ilnisa ka vajzën Anais të cilën e ndan me ish-bashkëshortin, teksa Meritoni ka një djalë me ish-partneren e tij, Loar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.