Kronikë

Vrasja me breshëri plumbash e 17-vjeçares Marije Qukaj, si e reja u qëllua pas shpine në zhegun e vapës teksa ndodhej në…

21:36 - 21.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emisioni Në Shënjestër në News24, i gazetares Klodiana Lala, ka sjellë në vëmendje ngjarjen tragjike të 17-vjeçares, Marije Qukaj, jeta e së cilës u pre në mes nga një breshëri plumbash.




Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 14 qershor 2012, ndërsa Marija ishte në arë, në orët e para të pasdrekës, kur u qëllua me plumba të shumtë pas shpine, bashkë me gjyshin e saj Kolë Qukaj.

Ajo ishte një vajzë e re, që sapo kishte filluar jetën e saj, në mos për të thënë që as nuk kishte mundur ta shijonte pranverën e saj, pasi ishte vetëm në vitin e shtatëmbëdhjetë të jetës.

Koha kur vajzat ëndërrojnë të jenë të lira, të pandrydhura nga mendësia arkaike mbytëse e vendit ku jetojnë, apo të shkollohen dhe të kenë një ditë, një jetë më të mirë. Të kenë familjen e tyre, siç do vajzë që ëndërron të bëhet grua dhe më pas nënë dhe të rrisë fëmijët e saj.

Por për Marijen, vetëm 17 vjeç, kjo ëndërr ishte vetëm një vegim i shkurtër në këtë jetë, pasi një ditë qershori të plot 12 viteve më parë, jeta u saj u pre në mes nga një breshëri plumbash.

Breshëri që e mori pas shpine, ndërsa ishte në arë dhe po mbillte pikërisht farën e jetës.

Një jetë e ndërprerë në mes, pa asnjë faj. Ose për ato që janë mëkatet e dikujt tjetër. Por që në krahinën e kanunit dhe të besës, ku vajzat dhe gratë nuk preken, duket se pabesia nuk kurseu as jetën e një vajze në filizin e saj të parë të lulëzimit.

Por cila është historia e vrasjes së Marije Qukaj, e cila më datë 14 qershor 2012, ndërsa ishte në arë, në orët e para të pasdrekës, u qëllua me plumba të shumtë pas shpine, bashkë me gjyshin e saj Kolë Qukaj.

Marija humbi jetën në arë, ndërsa i afërmi i saj, disa orë më pas në spital. Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, që po e rikthen sërish këtë ngjarje pas vitesh të gjata harrese, Marija dhe gjyshi i saj, kishin dalë të punonin në arë, që në orët e para të ditës.

Një arë që ndodhej fare pranë banesës së tyre në lagjen Kasnec, në fshatin Kir, Njësia Administrative Pult, në Bashkinë Shkodër.

Pasi punuan për orë të tëra duke prashitur tokën, pikërisht në momentin kur ata po mendonin se kishin mbaruar punë, në zhegun e vapës mbytëse të qershorit, në orën 15.40, ata u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga matanë gardhit të tyre, ku e para që u dergj e pajetë në tokë ishte Marija.

Krisma të cilat i dëgjuan edhe familjarë të tyre, të cilën rendën të shikonin se çfarë kishte ndodhur. Ajo që panë ishte një skenë tronditëse, që më pas u konstatua edhe nga policia në vendngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.