LAJMI I FUNDIT

Ndërron jetë në moshën 101 vjeçare nëna e legjendës së futbollit! Vitet e fundit i kaloi në koma, nuk mësoi kurrë vdekjen e Pele

08:33 - 22.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëna e ish-futbollistit legjendar Pelé, Celeste Arantes ka ndërruar jetë në moshën 101 vjeçare në Brazil.




Lajmi u dha nga ish-klubi i tre herë fituesit të Kupës së Botës, Santos. Arantes i kaloi 5 vitet e fundit në një gjendje vegjetative dhe nuk mësoi kurrë për vdekjen e djalit të tij më 29 dhjetor 2022.

Edson Arantes do Nascimento, i njohur në mbarë botën si Pele, ishte një nga tre fëmijët e Celeste Arantes. Fillimisht ajo ishte kundër që djali i saj të bëhej futbollist profesionist, por gradualisht ndryshoi mendim kur Pele u bë lojtar i suksesshëm.

“Santos Futebol Clube i vjen thellësisht keq për vdekjen e Celeste Arantes do Nascimento, nënës së mbretit tonë të përjetshëm”, shkroi klubi brazilian në mediat sociale. “Ajo kishte 101 vite të një historie frymëzuese jete. Një grua me ngjyrë që u përball me fatkeqësi të pafundme në jetë për hir të familjes së saj.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.