Kronikë

U dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari, 29 vjeçarja transportohet në spital. Arrestohen burrat e familjes, ja si paraqitet gjendja e së resë

10:25 - 22.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Vlorë, ku një 29 vjeçare është dhunuar fizikisht nga i ati, vëllai dhe i fejuari i saj, të cilët janë arrestuar nga policia.




Janë vënë në pranga A.B., 60 vjeç, babai i 29 vjeçares, vëllai 26 vjeç E.B., dhe i fejuari A.J., 34 vjeç.

Nga marrja e njoftimit së dhunës së ushtruar në familje policia ka mbërritur menjëherë në banesë, ku nga kontrolli u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, në pronësinë e kryefamiljarit (babai).

Deri më tani nuk dihet shkaqet e dhunës së ushtruar, por sipas uniformave blu përmban motive të dobëta, të cilat nuk janë sqaruar nga autoritet.

29 vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi
Vlorë/Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në një familje.
Ushtruan dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, për motive të dobëta, vihen në pranga babai, vëllai dhe i fejuari i saj.
Sekuestrohen 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, që i posedonte babai, në banesë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.
Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.