Kronikë

Zhvilloi takim me strukturat e 12 drejtorive vendore në qarqe, zbulohen porositë që dha Drejtori i Policisë së Shtetit

11:32 - 22.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një takim me 12 strukturat vendore në qarqe, për t’u dhënë disa porosi profesionale.




Përgjatë takimit Rrumbullaku u kërkoi përmirësimin e standardit të shërbimit policor, veçanërisht ne kulmin e sezonit turistik. Ai theksoi se Policia e Shtetit nuk është strukturë për vendosjen e gjobave dhe vjeljen e tyre, por në shërbim të plotë ndaj qytetarëve.

“Çdo shkelje e etikës nga punonjësit e policisë, në kontakt me turistët, nuk do të trajtohet vetëm si një përgjegjësi individuale, por edhe si një përgjegjësi e drejtuesve përkatës. Policia e Shtetit nuk është një strukturë për vendosjen e gjobave dhe vjeljen e tyre, por është në shërbim të qytetarëve, vendas dhe të huaj, duke dëshmuar etikë dhe profesionalizëm. Këshillimi dhe ndihma për qytetarët duhet të jenë parësore në punën e punonjësit të policisë”, u shpreh Rrumbullaku.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi nga drejtuesit vendorë të policisë marrjen e masave për parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit, me një fokus të veçantë te lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike dhe vendosja përpara drejtësisë e personave në kërkim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.