Kryesore

“Besojmë te arma jonë më e fortë, lufta në skuadër”- Armand Duka parashikon ndeshjen Shqipëri-Spanjë: Jemi ende në lojë kundër një ekipi të madh

20:45 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka vlerësuar punën e bërë nga ekipi kombëtar në Evropian, ndërsa beson në një fitore të Shqipërisë me Spanjën.




Duka tha se është një moment i mirë që Shqipëria është ende në lojë, ndërsa tha se do luftojnë duke arritur objektivin e madh.

Armand Duka bëri edhe një parashikim, duke thënë se Shqipëria sot do fitojë 1-0.

“Kjo është ndeshje e rëndësishme për të gjithë edhe për ne por edhe për spanjollët. Edhe ata duan ta fitojnë ndeshjen. Janë skuadër shumë e mirë dhe me kualitet, ne e dimë se çfarë kundërshtari kemi përballe.

Edhe ne kemi një skuadër shumë të mirë, kemi kryesuar grupin në kualifikuese, do i shkojmë deri në fund s’kemi zgjidhje tjetër. Spanja e ka fituar grupin. Favor se ndoshta e marrin më lehtë ndeshjen.

Unë mendoj që është një moment shumë i mirë që jemi këtu, jo vetëm pjesë e Europianit por që jemi ende në lojë kundër një ekipi të madh. Me vjen mirë që stadiumi është plot dhe është një vlerë e shtuar për t’i dhënë moral çunave. Ne do besojmë në armën tonë kryesore e cila është lufta në skuadër, shpresojmë të qëndrojmë sa më shumë në Gjermani. Sot fitojmë 1-0.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.