Kryesore

Forca Shqipëri! Bëj “Furitë” kuqezi për një natë!

08:54 - 24.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të Europianit.




Mund të duket e pamundur për kuqezinjtë që të mundin Spanjën, skuadrën më të fortë të Europianit deri tani, por futbolli njeh edhe surprizat dhe befasitë, siç do të ishte kualifikimi i Shqipërisë në një “grup ferri” me kampionë dhe nënkampionë bote. Për një mbrëmje të vetme në histori “Furitë e kuqe” (kështu njihen iberikët) në fushën e blertë mund të mos jetë Spanja, por djemtë e Silvinjos. “Furitë e kuqe” mund të bëhen “Furitë kuqezi” për 90 minuta, duke marrë atë 3-pikësh të artë që do të zgjaste edhe për disa ditë ëndrrën gjermane.

“Terreni” i ndeshjes së sotme favorizon sadopak Kombëtaren tonë në këtë sfidë. Vendi i parë i sigurt për Spanjën, mungesa e një lojtari fenomenal si Rodri (i skualifikuar), apo edhe ruajtja e mundshme e talenteve si Niko Uilliams dhe Jamal për ndeshjet që vijnë më pas, një ndikim patjetër do ta kenë në sfidën e Dyseldorfit.

Kuqezinjtë në anën tjetër e kanë treguar se mund të godasin në çdo moment, siç bënë me Italinë dhe Kroacinë. Mrekullitë në futboll ndodhin, kuqezinjtë mund të bëjnë një të tillë me fitoren e parë në histori kundër Spanjës dhe kalimin e grupit në Europian. Forca Shqipëri, sot “Furitë” janë kuqezi!

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.