Kryesore

“Kjo skuadër ka nevojë për Brojën”, Tare i emocionuar nga tifozët: Fiton Shqipëria 2 me 1

20:35 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Igli Tare foli para duelit mes Shqipërisë dhe Spanjës që do të zhvillohet në Duseldorf. Vlonjati u shpreh optimist dhe beson se kuqezinjtë e kanë potencialin për të arritur një rezultat pozitiv. Në prononcimin e dhënë për “TV Klan”, Tare u shpreh:  




“Nuk ka më bukur se të kthehem në stadiumin ku kam kaluar pjesën më të bukur të karrierës dhe është i mbushur me shqiptarë. Jam optimist. Te ky stadiumi i ri vij për herë të parë që nga viti 1992. Jam i mahnitur. Nuk kemi çfarë të humbasim, është një ndeshje që është e shkruajtur, rezultati është vetëm 1, duhet të luajmë pa emocione.

Sot kemi një publik të mrekullueshëm. Publiku ka parë të bërë diferencën. Në qoftë se bëjmë të dy fazat e lojës në bllok, jam i bindur dhe shpresoj të kemi një rezultat pozitiv. 

Uroj që Silvinjo ta ketë kuptuar që Shqipëria ka emrin e vogël, por ka dimesion të madh tifozash, duhet t’i transmetoj edhe skuadrës. Kemi një grup që ka dëshirën të ndeshet si i barabartë. Kemi kualitetin për ta bërë këtë.  

Është e vështirë të komentosh zgjedhjet e trajnerit. Kjo skuadër ka nevojë për një lojtar si Broja që sulmon thellësinë. Spanja e mban topin 80%. Gjithmonë duhet të sulmojmë thellësinë. Kjo do të jetë shpresa e vetme që do Kemi. 2-1 për Shqipërinë”, u shpreh Tare.  

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.