Kryesore

“Meqë jemi në Kampionant futbolli, topi është në anën e opozitës!” – Berisha nga mbledhja e kryesisë së PD-së: Garantoj krijimin e një qeverie teknike në Shqipëri. Rama ka humbur çdo gjë…

18:52 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur kryesinë e kësaj force politike për të ndarë mesazhet e tij, që pas marrjes së vulës dhe logos së partisë me vendim të Gjykatës së Apelit.




Nga ekrani i instaluar në këtë mbledhje, Berisha është shprehur i gatshëm se së shpejti shqiptarëve do u sigurohet një qeveri teknike.

Sipas ish-kryeministrit, kjo lloj qeverie do e shpëtojë Shqipërinë nga shpopullimi, e nga i ashtuquajturi nga Berisha “regjim që i shfaros duke i përzënë shqiptarët në vende të tjera, që po shtyp, burgos opozitën dhe zhduk çdo hapësirë demokratike për të”.

Berisha, duke marr shkas nga Kampionati Evropian, u shpreh se topi tashmë ndodhet në anën e opozitës e se qeveria e tanishme ka humbur çdo ligj, moral, e ka vetëm narkobanda ata që qëndrojnë në zyra.

Sali Berisha: Nuk ka asnjë motiv dhe asnjë arsye që Edi Rama të vazhdojë të qeverisë më tej përveç dobësisë së opozitës, përveç mungesës së aksionit të opozitës. Opozita duhet të angazhohet dhe do angazhohet në një mobilizim të paparë.

U garantoj shqiptarëve se shumë më shpejt nga sa e mendojnë, qeveria teknike do të krijohet në Shqipëri. Asgjë nuk arrihet pa sakrifica, por asgjë nuk meriton më shumë sakrificën sesa shpëtimi i Shqipërisë nga një regjim që po i shfaros duke i përzënë shqiptarët në vende të tjera, që po shtyp, burgos opozitën dhe zhduk çdo hapësirë demokratike për të.

Meqenëse se jemi në këtë Kampionat futbolli, topi është në anën e opozitës. Edi Rama ka humbur çdo gjë, ligj, moral dhe ka vetëm narkobandat e tij në pushtet dhe jashtë pushtetit që qëndron në zyrë. U bashkuam, tani duhet të përgatitemi për provën dhe fitoren. Ne bëjmë provë për të fituar dhe ne do fitojmë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.