Kryesore

Ndeshje për “jetë a vdekje”, mësoni formacionet zyrtare të takimit Kroaci-Itali

20:07 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kroacia do të përballet me Italinë në Laipcig, takim i vlefshëm për Grupin B të Kampionatit Europian 2024.




Kroacia vjen nga dy rezultate jo shumë pozitive në këtë përballje, një humbje me Spanjën 3-0 dhe barazimin me Shqipërinë 2-2.

Kroatët duhet të fitojnë me patjetër që të mund të marrin pikët e nevojshme për kualifikimin nga grupi. Sot do të hyjnë në fushë me ekipin më të mirë për të mposhtur kampionët në fuqi.

Italia vjen disi më e qetë në këtë përballje, por edhe ajo nuk e ka kualifikimin të sigurt. “Axurrët” kanë arritur të grumbullojnë vetëm 3 pikë në dy përballje dhe vijnë nga një disfatë me Spanjën.

Një barazim do të ishte i mjaftueshëm për të besuarit e Luçiano Spaletit që të kalojnë grupin, dhe të vazhdojnë ëndrrën e tyrë në mbrojtje të titullit kampion.

FORMACIONET ZYRTARE

KROACIA (4-3-3): Livakoviç; Stanisiç, Sutalo, Pongraçiç, Gvardiol; Modriç, Brozoviç, Kovaçiç; Suçiç, Kramariç, Pasaliç | Trajner: Zlatko Daliç

ITALIA (4-2-3-1): Donaruma; Darmian, Kalafiori, Bastoni, Di Lorenzo; Zhorzhinjo, Barella; Dimarko, Pellegrini, Raspadori; Retegui | Trajner: Luçiano Spaleti

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.