Kronikë

Njëri prej autorëve është djali i një komandant policie, tjetri i një avokati të njohur! Zbardhen detaje të reja nga vrasja e adoleshentit shqiptar në Itali, i cili u godit me thikë 25 herë

17:35 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e adoleshentit shqiptar 17 vjeç në Itali, Thomas Christopher Luciani, i cili ishte birësuar nga një familje në Abruzzo.




Sipas mediave italiane, janë arrestuar dy djem për vrasjen e të miturit, i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në parkun Baden Poëell në qendër të Peskarës.

Dy vrasësit e dyshuar e goditën shqiptarin 25 herë me një thikë. Autorët janë gjithashtu të mitur, gjimnazistë, njëri prej tyre djali i një komandanti policie të një stacioni në provincën e Pescara-s, tjetri djali i një avokati të njohur në qytet që po merren në pyetje në polici.

Menjëherë pas ngjarjeve, sipas asaj që ka dalë deri tani, ata kanë shkuar për të notuar në det, ku dyshohet se edhe kanë hedhur thikën.

NGJARJA

Vrasja me thikë duket se ka ndodhur pas një debati mes të rinjve, por arsyet nuk janë ende të qarta. Paraprakisht dyshohet për një borxh prej disa qindra eurosh që dy vrasësit e dyshuar i kishin viktimës për blerjen e drogës.

Mësohet se ka qenë një nga të rinjtë që ka qenë pjesë e grupit së bashku me dy të dyshuarit që ka ngritur alarmin për vrasjen e 17-vjeçarit Thomas Luciani, pak orë pas ngjarjes, pasi kanë kuptuar seriozitetin e ngjarjes.

Pas gjetjes së trupit të viktimës pas një shkurre, hetuesit sekuestruan kamerat e zonës dhe gjithashtu ato përballë lagjes ku dy vrasësit e dyshuar shkuan për t’u larë me pjesën tjetër të grupit pas krimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.