Kryesore

“Opozita protestë kombëtare përpara Kryeministrisë!” -Kryesia e PD-së merr vendimin për tubim. Zbulohet data dhe ora

18:57 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më 12 korrik në orën 20:00 opozita do të zhvillojë një protestë kombëtare e cila do të mbahet përpara ambienteve të Kryeministrisë.




Vendimi u mor nga Kryesia e PD-së, ku Sali Berisha përcolli mesazhin se sa i rëndësishëm është bashkimi i demokratëve dhe i gjithë spektrit opozitar.

Është e rëndësishme të thuhet se ditën e premte, Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Protesta e 12 korrikut është e parë protestë kombëtare pas marrjes së vulës dhe logos nga grupimi i Rithemelimit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Opozita ka zhvilluar disa protesta para Bashkisë së Tiranës, ndërsa prej 6 muajsh protestohet çdo pasdite në atë që njihet si “Rruga e Shpresës” dhe ku protestuesve iu drejton mesazhe nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie, Sali Berisha.

Ish-kryeministri ka bërë thirrje për Qeveri teknike, duke u shprehur se Edi Rama ka humbur legjitimitetin dhe qëndron në pushtet për shkak të dobësisë së opozitës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.