Kryesore

“Opozitë sot për të marrë qeverinë nesër, na duhet çdo votë!” -Deputetja demokrate: Basha e grupimi i tij duhet t’i bashkohet PD-së

17:59 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja Dhurata Çupi thotë se Partia Demokratike është një pasuri kombëtare dhe sipas saj të gjithë duhet të ndihemi mirë pasi ka një vendim Gjykate lidhur me vulën dhe logon.




Për News24, ajo tha se duke qenë të gjithë bashkë ‘ne do të mund të jemi një alternativë në zgjedhjet e 2025’.

Çupi tha se të gjithë demokratët duhet të bashkohen rreth PD-së, duke theksuar se në këtë bashkim duhet të përfshihet gjithkush, përfshi edhe Lulzim Bashën dhe të gjithë deputetët që sot janë në krah të tij.

“Duhet të jemi të gjithë bashkë, unë jam një prej deputeteve që kam folur gjithmonë për bashkimin, nuk kam shkelur asnjëherë vijat e kuqe në raport me kolegët”, tha Çupi duke theksuar “opozitë sot për të marrë qeverinë nesër”. Ajo shtoi se opozitës sot i duhet edhe një votë dhe jo më një grupim votash.

“Ne kemi histori të partive të vogla në ’92 apo ‘93 dhe më pas në ’98 dhe ’99, dhe më pas kemi plotë parti të tjera që janë krijuar, por nuk kanë arritur të kenë deputetë në Parlament. Por në anën tjetër me votat që kanë marrë, i kanë prishur punë partive të tjera”, tha Çupi.

Ajo tha se opozita duhet të jetë e drejtpërdrejtë me qytetarët, sot PD është e bashkuar, punohet për programin, duhet të ketë një ekip qeverisës dhe duhet të jetë një alternativë qeverisëse. “Kemi denoncuar në sallën e Parlamentit apo në Komisione, kemi denoncuar shkatërrimin e mjedisit që kjo qeveri i ka bërë Shqipërisë, duhet të denoncojmë korrupsionin, ashtu sikundër kemi bërë, këto janë shqetësimet e qytetarëve sot”, tha Çupi.

Ajo u shpreh se PD ka Kryetar Sali Berishën dhe nuk mendoj se do të zgjidhet një kryetar i PD-së përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

“Nuk ka asnjë njoftim se kjo parti mund të hyjë në një proces zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit, ne kemi si kryetar Sali Berishën”, theksoi Çupi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.