Kryesore

“PD ka nevojë të bashkohet me gjithë spektrin opozitar!” -Mblidhet kryesia demokrate, Sali Berisha: Nuk është një bashkim në festë, por në betejë! Kini parasysh…

18:30 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur kryesinë e kësaj force politike për të ndarë mesazhet e tij, që pas marrjes së vulës dhe logos së partisë me vendim të Gjykatës së Apelit.




Teksa në tryezë është mbledhur kryesia e në ekran shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha, ky i fundit është shprehur se ky takim është shumë e rëndësishëm, që vjen në një moment të veçantë për PD-në.

Sipas Berishës, mesazhi më i rëndësishëm vlen për bashkim të demokratëve, për t’i bërë ballë qeverisë aktuale.

Kryetari i PD-së u shpreh se i bëhet mirëpritja të gjithë atyre që hezituan të bashkohen me shumicën për shkak të logos, si një padrejtësi që sipas Berishës tashmë ka marrë fund.

Një mesazh ka shkuar për të pranishmit në tryezë nga Berisha, i cili i këshilloi që asnjë nuk ka të drejtë të shohë vëngër, me hatërmbetje apo skepticizëm demokratët që do i ribashkohen PD-së, pasi është një bashkim për betejë, e jo për festë.

Berisha theksoi se PD-ja nuk ka nevojë vetëm të bashkohet me gjithë mbështetësit e saj, por gjithashtu e me të gjithë spektrin opozitar.

Berisha: E konsideroj këtë mbledhje një mbledhje shumë të rëndësishme në një moment të vecantë të PD. Në një moment kur një kalvar i vërtetë i imponuar në mënyrë anti kushtetuese nga Rama dhe regjimi i tij merr fund dhe kryesia mblidhet sot me moton më kryesore, të bashkimit të të gjithë demokratëve rreth flamurit të partisë së tyre, dmth rreth idealeve, rreth kontributeve dhe mendoj se mesazhi kryesor që përcjell kjo mbledhje sot është mirëpritja e të gjithë atyre të cilët ndër vite dhanë kontribute të pamohueshme në këtë parti dhe që për një arsye apo për një tjetër kanë hezituar të bashkohen me shumicën duke përdorur ose duke patur si shkak çështjen e logos, flamurit të cilat si një padrejtësi e madhe morën fund këto ditë. Ndaj dhe unë bëj thirrjen për të gjithë demokratët që besojnë në idealet që kanë mbrojtur në kontributin që kanë dhënë të bashkohemi dhe të vazhdojmë betejën tonë. Theksoj këtu se ky nuk është një bashkim në festë, por në betejë. Në betejë të një rëndësie jetike, vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Unë ju drejtohem ju anëtarëve të kryesisë së PD është në detyrën tuaj më të parë si kundër të të gjithë strukturave të partisë tonë, të bëjnë gjithçka për të mirëpritur në shtëpinë e tyre të gjithë ata demokraten që e ndjejnë veten të tillë dhe duan të bashkohen me ne. Asnjë nga ne nuk ka të drejtë të shohë asnjë prej tyre me sy vëngër apo me hatërmbetje apo me skepticizëm. Nëse keni parasysh faktin se ky është bashkim në betejë, secili para se ti lejojë vetes skepticizmin duhet të mos harrojë se i bën një shërbim armikut tonë të përbashkët, Edi Ramës.

PD ka nevojë jo vetëm të bashkohet me të gjithë mbështetësit e saj, por ka nevojë të bashkohet më shumë se kurrë me të gjithë spektrin opozitar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.