Princesha Anne ëstë dërguar me urgjencë në spital mbrëmjen e së dielës (23 qershor) pas një incidenti në banesën e saj në Gloucestershire, Parku Gatcombe.
Sipas raportimeve të mediave britanike, anëtarja mbretërore ka pësuar lëndime të lehta dhe tronditje në trup pas një shëtitje nëpër pronën e saj me kuaj.
Sipas The Sun, nuk është konfirmuar saktësisht ku janë të shkaktuar plagët, por dyshohet se Princesha është lënduar në kokë e në këmbë.
Ajo është shtruar në Spitalin Southmead në Bristol e ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Princesha Anne kishte një turne këtë javë, ku do të udhëtonte drejt Kanadasë por Pallati Mbretëror ka njoftuar se të gjitha angazhimet e saj janë anuluar për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Njoftimi mbretëror
Kush është Princesha Anne?
Princesha Anne është fëmija i dytë dhe vajza e vetme e Mbretëreshës Elizabetë II dhe Princit Philip.
Ajo është e 16-të në radhë në vazhdimësi të fronit dhe mban titullin Princeshë Mbretërore.
Pasi përfundoi arsimin e saj në shkollën Benenden, ajo nisi karrierën e saj sportive si kalorëse, duke qenë anëtarja e parë mbretërore që garoi ndonjëherë në Lojërat Olimpike. Përfaqësimi i Britanisë në këto lojëra u bë 1976, e cila hipi në kalin e nënës së saj, Goodëill, por fatkeqësisht nuk arriti të fitonte një medalje.
Në 1988 Princesha Anne u bë pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Ajo ishte më parë presidente e Federatës Ndërkombëtare të Kuajve nga viti 1987 deri në 1993 dhe tani shërben si Presidente Nderi e Shoqatës Olimpike Britanike.Pjesa më e madhe e punës së saj bamirëse ka të bëjë me sportin, shkencat, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe shëndetin në vendet në zhvillim.Princesha Anne jeton me burrin e saj Sir Timothy Laurence në Gatcombe Park .Rezidenca ndodhet në Gloucestershire dhe është gjithashtu shtëpia e fëmijëve të saj Peter dhe Zara.