Kryesore

Rreth 40 mijë shqiptarë në stadium, Lorik Cana i emocionuar: Treguam çfarë vlera përfaqësojmë, kush e kishte menduar që…

20:57 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, foli para duelit special mes Shqipërisë dhe Spanjës, teksa në prononcimin e shkurtër të dhënë për mikrofonin e “TV Klan”, ndër të tjera u shpreh:




“Kemi kapur çmim, që kemi 40 mijë shqiptarë në stadium. Treguam çfarë vlera përfaqësojmë si shqiptarë. Kush kishte menduar që mbas 2 ndeshjeve do të jemi në garë. Nuk kemi asnjë për të humbur, duhet ta shijojmë çdo minutë dhe të kapim më të mirën.

Spanja është nivel shumë i lartë. Këta lojtarë do i shfrytëzojnë minutat. Duhet një zemër shqiptari nga të gjithë ne. Kam besim që këta djem do të luftojnë deri në fund. Duke u kënaqur këta, do të kënaqen gjithë shqiptarë”, u shpreh Cana.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.