Kryesore

“Rruga që do na çojë në fitore!” -Më 12 korrik, protestë kombëtare, opozita me synime të qarta! Luçiano Boçi: Kërkojmë…

19:37 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryesia e Partisë Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka vendosur ditën e sotme se me datë 12 korrik do mbahet protestë kombëtare përballë Kryeministrisë në orën 20:00.




Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë demokratike, ka qenë Luçiano Boçi ai që zbuloi për mediat se çfarë do kërkojnë përmes tubimit.

Boçi u shpreh se kërkesa kryesore do të jetë lirimi i menjëhershëm i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi u shpreh se ai po mbahet në arrest shtëpie pa të drejtë.

Gjithashtu kërkesa e radhës lidhet me krijimin e kushteve për zgjedhje të lira përmes një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.

 

Luçiano Boçi: Kërkojmë lirimin për liderin e opozitës zotin Sali Berisha

Shqipëria është iu vetmi vend që mban të burgosur kryetrarin e opozitës pa fakte dhe pa akuzë dhe nën urdhra politika

Përballë kemi një Ramë që përdor skalionet e krimit për të blerë votat, situata kërkon një rotacion politik dhe ne kërkojmë me anë të kësaj protestë krijimin e kushteve për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nëpërmjet një rrugë te vetme, krijimin e një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.

 Së treti protesta është hapja e siparit të fitoret të PD. Kjo është rruga që do na cojë në fitore dhe rruga e bashkimit me të gjitha forcat opozitare.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.