Kryesore

VIDEO/ Ethet e Shqipëri-Spanjë pushtojnë edhe policët në Dusseldorf, shihni xhonglimet e forcave të rendit në detyrë

18:00 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dyseldorfi është pushtuar gjatë 24 orëve të fundit nga dhjetëra mijëra tifozë, të cilët kanë mbërritur në qytet për të ndjekur ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Spanjës që mbyll sfidat e Grupit B për këto kombëtare.




Edhe pse në qytet mbizotëron një atmosferë festive, me tifozët e dy skuadrave që janë bashkuar shpeshherë miqësisht gjatë gjithë ditës me këngët e koret, në qytet ka qenë një numër i madh forcash të rendit të pranishme. Megjithatë, duke mos pasur shumë punë për të bërë, për shkak të kësaj atmosfere shumë miqësore mes tifozerive, policët i janë kthyer… futbollit.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, disa prej policëve kanë marrë topin dhe bëjnë xhonglime e pasime mes tyre, duke mos ngurruar të shprehin talentin edhe para syve të tifozëve që kalonin aty afër dhe i duartrokitnin./ Nga Dyseldorfi, KRISTI SEJATLLARI


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.